PAJISJET

PAJISJET

Pajisje të specializuara

Qëndrat e Kontrollit Teknik të Automjeteve specializohen në inspektimin e përbërësve të automjeteve për të siguruar që secili element i tyre të përmbushë standardet minimale, të përcaktuara nga Ministria e Transportit përpara lëshimit të një Çertifikatë.

Testimi i automjetit kryhet në përputhje me udhëzimet përkatëse prej Ministrisë së Transportit dhe përfshin një inspektim gjithëpërfshirës të automjetit për t’ju garantuar që është në gjendje për qarkullim. Secili Teknik Inspektimi është përgjegjës për kryerjen e të gjitha testimeve të nevojshme, si më poshtë: shkarkimet e gazrave, sistemi i karburantit, frenat etj.

Kjo është arsyeja pse ne te Qendrat AUTODRIVER zgjodhëm majën e këtij lloji të personelit teknik për kontrollin më të besueshëm.

Për analizat e kryera, instrumentet tona janë të teknologjisë gjermane, të kompanisë MAHA, të cilat janë zgjidhja më e mirë për sigurinë më të lartë të inspektimit e automjeteve të teknologjisë së lartë dhe të montimit laboratorik. Instrumentet MAHA përmbushin standardet më të larta të cilësisë, përfaqësojnë besueshmëri, kanë një jetë të gjatë operacioni dhe plotësojnë kërkesat edhe njerëzve më të kërkuarit të kësaj dege.

Kombinimi i bashkëpunimit me kompaninë BOPEN, lider në fushën e Kontrolleve Teknike me platformën Jplaton, na siguroi një mjedis modern në zhvillimin e aplikacioneve me Çertifikim 2700: 2013 (Projektim, Zhvillim, Zbatim i Shitjeve dhe mbështetje teknike e aplikacioneve të pajisjeve operatorike)

Së fundi, Pikat e shërbimit AUTODRIVER, me "udhëzuesin e cilësisë” edhe konsulencën e shkëlqyeshme, janë përshtatur edhe harmonizuar me standardin më të përhapur për sigurimin e cilësisë gjatë ofrimit të shërbimeve tona dhe tani operojnë me Çertifikimin ISO.

SHIKO GJITHASHTU

OBJEKTET TONA

OBJEKTET TONA

SALLA E SEMINAREVE

SALLA E SEMINAREVE

Shërbimi i marrjes / dorëzimit

të mjetit për në dhe nga vendi juaj. Një përfaqësues do t'ju telefonojë për konfirmim dhe ditën / kohën e marrjes dhe dorëzimit.

Përgjegjësia sociale

Bashkëpunimi, përparësia, dashuria dhe vullneti mund të lëvizin tokën dhe qiellin... dhe të zbukurojnë gjëra të shumëllojshme.

Mendimi juaj bëhet njohuria jonë!

Do të donim të dëgjonim mendimin tuaj për vizitën tuaj.