Miratim i modifikimit për shkak të instalimit të sistemit
Pas instalimit të sistemit LPG në automjetin, pra të pajisjeve dhe instrumenteve që bëjnë të mundur përdorimin e LPG për lëvizje, nga Kompania e Kontrollit të Sigurimit Teknik [K.T.E.O.] lëshohet një miratim mbi modifikimin prej Qendrës së Kontrollit të Sigurimit Teknik [K.T.E.O.].
Data e kryerjes e modifikimit është ajo e përmendur në deklaratën e përgjegjësisë të Instaluesit të impiantit LPG. Deklarimi i instalimit të impiantit LPG duhet të kryhet brenda afatit njëmujor nga data e instalimit.
Në rast se automjeti dërgohet për kontroll pas afatit njëmujor nga data e kryerjes së modifikimit, Shërbimi kompetent i Transportit dhe Komunikimit të Rajonit lajmërohet në të njëjtën ditë, sepse përbën një ndryshim të karakteristikave kryesore të automjetit dhe duhet të deklarohet brenda një muaji.
DOKUMENTACIONI I DUHUR
për kryerjen e kontrollit të veçantë të modifikimit, Leja e Qarkullimit, Kartë identiteti ose Leje Drejtimi të shoferit, Pasqyrë e vlefshme të Kontrollit Teknik të Automjetit nëse automjeti mban këtë obligacionin, Deklaratë me Përgjegjësi e hartuar prej Instaluesit të impiantit LPG.
Nënvizohet se data e kryerjes së modifikimit prej Teknikut përgjegjës duhet të jetë e njëjta me datën e lëshimit të faturës për instalimin e impiantit për lëvizje të automjetit me LPG
origjinale për shitjen e materialeve dhe faturë origjinale për ofrimin e shërbimeve duke shënuar mbi to edhe numrin e qarkullimit të automjetit, nga të cilat do të evidentohet se të gjitha materialet janë të reja
e noterizuar të deklaratës së huaj së konformitetit, fotokopje e noterizuar të përkthimit të saj dhe plani i instalimit të saj, nëse është automjet me katalizator.
Gjatë kontrollit të veçantë teknik të automjetit të modifikuar, në lidhje me instalimin e sistemit LPG, inspektimet e mëposhtme kryhen nga Qendra e Kontrollit të Sigurimit Teknik [K.T.E.O.]
Nëse nuk janë gjetur devijime nga standardet e inspektimeve të mësipërme, lëshohet një Vendim që miraton konvertiminin teknkik, i cili lëshohet në tre (3) kopje, një për pronarin e automjetit, një për Shërbimin kompetent të Transportit dhe Komunikimit të Njësisë Rajonale, që do të lëshojë Lejen e qarkullimit të re edhe një për arkivin e Kompanisë të Kontrollit të Sigurimit Teknik [K.T.E.O.].
Kompania e Kontrollit të Sigurimit Teknik [K.T.E.O.] që kreu inspektimin e veçantë teknik të automjetit për shkak të instalimit të një impianti LPG, i dërgon Shërbimit kompetent të Transportit dhe Komunikimit të Njësisë Rajonale:
procesverbalin e miratimit të modifikimit
deklaratën e përgjegjësisë në përputhje me dispozitat e nenit 8 të Ligjit nr. 1599/1986, të redaktuar prej Teknikut të ngarkuar me modifikimin e automjetit
Shërbimi kompetent i Transportit dhe Komunikimit të Njësisë Rajonale lëshon Lejen e re të Qarkullimit, duke përfshirë mbi të: lëndë djegëse e përdorur është LPG
Shërbime të tjera
Shërbimi i marrjes / dorëzimit
të mjetit për në dhe nga vendi juaj. Një përfaqësues do t'ju telefonojë për konfirmim dhe ditën / kohën e marrjes dhe dorëzimit.Përgjegjësia sociale
Bashkëpunimi, përparësia, dashuria dhe vullneti mund të lëvizin tokën dhe qiellin... dhe të zbukurojnë gjëra të shumëllojshme.