KUSHTET E PËRDORIMIT

KUSHTET E PËRDORIMIT

Shfletimi në faqen tonë të internetit

Ju mund të shfletoni faqen tonë të internetit pa dhënë anjë informacion personal. Kompania I.KTEO Epirus SA, AUTODRIVER, mbledh të dhënat personale të vizitorëve / përdoruesve të saj vetëm kur ata i sigurojnë ato vullnetarisht ose shprehin pëlqimin e tyre të qartë dhe të veçantë.

Në rast mosmarrëveshjeje e një vizitori / përdoruesi me këtë politikë, ai/ ajo duhet të ndalojë dhe të shmang shfletimin e faqes tonë së internetit.

  • Cookies

    Faqja jonë e internetit përdor "cookies". Cookies janë "mjete" interneti për mbledhjen dhe analizimin e informacionit nga faqet e internetit të palëve të treta, që bashkëpunojnë, ose nga platformat e rrjeteve sociale, në mënyrë që të matet trafiku, të përmirësoni funksionimi, përmbajtja dhe pamja e përgjithshme të faqes sonë të internetit dhe të përshtatet me nevojat e Klientëve tanë.

  • Parimet e ruajtjes dhe përpunimit të të dhënave personale

    Kompania I.KTEO Epirus SA, AUTODRIVER, është e përkushtuar të bëjë çdo përpjekje për të mbrojtur të dhënat tuaja personale. Si rezultat, nuk do t'ia përcjellë ato asnjë pale të tretë (personit fizik ose juridik) për asnjë arsye, përveç siç parashikohet shprehimisht prej ligjit. Shërbimet tona u drejtohen vizitorëve të rritur dhe jo për të mitur.

    Vizitori / përdoruesi mund të kontaktojë në çdo kohë me administratorët e faqes së internetit te info@autodriver.gr për tu informuar nëse ka një arkiv me detajet e tij, ndërsa ai / ajo mund të kërkojë që ato të korrigjohen ose të fshihen, sa herë që ai/ ajo dëshiron.

    Saktësia dhe vlefshmëria e të dhënave është përgjegjësia e vizitorit/ përdoruesit, i cili i paraqet ato. Në rast se paraqitet një kërkesë për verifikimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave, kompania jonë merr përsipër t'i shqyrtojë kërkesa të tilla brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës në adresën tonë të emailit: info@autodriver.gr.

  • Mesazhe përmes formës së kontaktit

    Ju mund ta paraqisni mesazhin tuaj tek I.KTEO AUTODRIVER, përmes një forme kontakti të krijuar posaçërisht, e ndodhur në faqen e internetit të Kompanisë. Duke paraqitur mesazhin tuaj përmes formës së kontaktit tek IKTEO AUTODRIVER, ju i pranoni këto kushte në lidhje me përdorimin e të dhënave tuaja personale (emrin, postën elektronike ose telefonin) nga IKTEO AUTODRIVER. Kompania I.KTEO Epirus SA, AUTODRIVER, merr përsipër të mos i përdorë këto të dhëna për qëllime komerciale, as t'i transferojë te palë të treta.

  • Komunikimi, kërkesë për dhënie informacioni, tërheqja e pëlqimit, bllokimi, fshirja e tyre

    Ju në çdo kohë, pa pagesë, mund të kundërshtoni në përdorimin e të dhënave tuaja personale për të ardhmen, të kërkoni fshirjen e plotë të tyre, ose të kërkoni informacione në lidhje me të dhënat e ruajtura prej nesh për personin tuaj ose t'i korrigjoni ato.

    Ju mund të na dërgoni një email me kërkesën tuaj te adresa: info@autodriver.gr ose të përdorni formën e kontaktit në faqen tonë të internetit.

  • Siguria e të dhënave personale

    Kompania I.KTEO Epirus SA, AUTODRIVER, njeh dhe konsideron si një çështje shumë e rëndësishme aspektin e të dhënave personale dhe sigurisë e transaksioneve dhe për këtë arsye janë marrë të gjitha masat e nevojshme, organizative dhe të sigurisë, dhe zbatohen mekanizmat teknikë më të përshtatshëm të mbrojtjes së përmbajtjes, me qëllim që të ofrohet një mjedis sa më të sigurt për vizitorët / përdoruesit, në përputhje me dispozitat ligjore përkatëse.

    Kompania I.KTEO Epirus SA, AUTODRIVER, mbron vizitorët / përdoruesit nga çdo përgjim i të dhënave me metodën e kriptimit SSL.

    Kompania I.KTEO Epirus SA, AUTODRIVER, kryen çdo veprim të mundshëm në drejtim të zhvillimit, informacionit dhe përmirësimit të shërbimeve të ofruara dhe faqes së internetit në përgjithësi.

Shërbimi i marrjes / dorëzimit

të mjetit për në dhe nga vendi juaj. Një përfaqësues do t'ju telefonojë për konfirmim dhe ditën / kohën e marrjes dhe dorëzimit.

Përgjegjësia sociale

Bashkëpunimi, përparësia, dashuria dhe vullneti mund të lëvizin tokën dhe qiellin... dhe të zbukurojnë gjëra të shumëllojshme.

Mendimi juaj bëhet njohuria jonë!

Do të donim të dëgjonim mendimin tuaj për vizitën tuaj.