Inspektimi i mjeteve të lehta (makina pasagjerësh, taksi, edukative, etj.)
Krahasim i të dhënave të automjetit / Sistemi i frenimit / Sistemi i drejtimit / Fushpamja, Dritat e gjata dhe dritat e shkurtra/ Dritat të pozicionit para dhe mbrapa/ Dritat e sinjalizimit/ Ndriçimi për mjetet e tonazhit të rëndë/ Dritat e shkurtra gjatë ditës/ Dritat e sinjalit për ndryshim drejtimi / Dritat e sinjalit të alarmit/ Dritat e mjegullit/ Dritat e ngasjes së pasme/ Dritat e ndriçimit të targës / Reflektorët, sinjalizim për dukshmërinë dhe sinjalizim për mosdukshmërinë nga mbrapa / Llambat e posaçme e të domosdoshme për pajisjet e ndriçimit / Akset / Rrotat dhe Gomat / Sistemi i Amortizimit / Shasia dhe aksesorët e shasisë / Kabina e drejtuesit & shasia e mjetit/ Aksesorë të tjerë
Testimi kryhet në njehsorin e frenimit për të përcaktuar raportin e frenimit në lidhje me masën maksimale të lejuar. Gjatë testimit me frenometrin, vërehen të dhënat e mëposhtme: Performanca e përgjithshme e sistemit të frenimit, Forcat e frenimit që aplikohen në secilën rrotë të të njëjtit bosht (frenimi në një drejtim), Varianca e forcave të frenimit gjatë rrotullimit të plotë të rrotave (ovaliteti), Performanca e frenës së dorës.
Me aparatet matëse të posaçme (instrumentin e matjes së pjerrësisë/ njehsorin e devijimit), kontrollohet drejtvendosja e rrotave të drejtimit.
Me përdorimin e pajisjeve speciale (instrumenti i matjes së amortizatorëve) kontrollohet nëse arrihen vlerat minimale të dhëna në secilën amortizues si dhe diferenca ndërmjet tyre në të njëjtin aksi.
Me përdorimin e fotometrit, përcaktohet nëse shenjëstrimi dhe intensiteti i dritave të shkurtra dhe të gjata janë brenda kufijve të specifikuar.
Përmes analizuesit të gazrave të shkarkuara kontrollohet nëse shkarkimet e gazrave të automjeteve me benzinë ose me gaz tejkalojnë nivelet e specifikuara nga prodhuesi. Ndotësit që mat analizuesi i gazrave të shkarkuara janë: monoksidi i karbonit (CO), hidrokarburet (HC) si edhe koeficienti lambda (λ), i cili nuk është ndotës te automjetet me sisteme kontrollimi të avancuar të shkarkimeve të gazrave. Duke përdorur një ethalometër, kontrollohet nëse turbullira (K) e gazrave të shkarkimit të automjeteve me naftë tejkalon nivelin e lejuar nga vlerat e përcaktuara.
Shërbime të tjera
Shërbimi i marrjes / dorëzimit
të mjetit për në dhe nga vendi juaj. Një përfaqësues do t'ju telefonojë për konfirmim dhe ditën / kohën e marrjes dhe dorëzimit.Përgjegjësia sociale
Bashkëpunimi, përparësia, dashuria dhe vullneti mund të lëvizin tokën dhe qiellin... dhe të zbukurojnë gjëra të shumëllojshme.Mendimi juaj bëhet njohuria jonë!
Do të donim të dëgjonim mendimin tuaj për vizitën tuaj.